Aktualitet

Gjendet i pajetë një 23-vjeçar në ambientet e Mitropolisë në Gjirokastër, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes

I ri nga Myzeqeja mësohet se ishte jetim dhe ishte rritur në Qendrën e Kujdesit në Shën Vlash në Durrës.

16 Janar 2025, 11:17 Nga N.F
Gjendet i pajetë një 23-vjeçar në ambientet e
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në ambientet e Mitropolisë në Gjirokastër. Shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta. I ri nga Myzeqeja mësohet se ishte jetim dhe ishte rritur në Qendrën e Kujdesit në Shën Vlash në Durrës.

Më tej raportohet se ai ishte student i Fakultetit të Teologjisë në Akademinë “Logos” në Durrës dhe se në Gjirokastër kishte shkuar për një vizitë. Gjithashtu bëhet me dije se i riu kishte përfunduar shkollën e mesme në Gjirokastër. Autoritetet po hetojnë shkaqet e vdekjes së 23-vjeçarit ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

 

humb jeten nje 23-vjecar ne gjirokaster

Sondazh

Poll