Aktualitet

Vrasja e 81-vjeçarit në Zall-Bastar, autori: Çekiçin e mora me vete! Shkova te shtëpia e vajzës, e fsheha në një cep

Ai shtoi se viktimës i ka marrë paratë të cilat kishte në xhep. Hasa thekson se ai e dinte se kishte para pasi vetë i moshuari ia kishte konfirmuar këtë. 

16 Janar 2025, 11:00 Nga N.F
Vrasja e 81-vjeçarit në Zall-Bastar, autori: Çekiçin e
Isuf Hasa

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta. Pas arrestimit autori, Isuf Hasa ka deklaruar se ai e ka vrarë të moshuarin pasi viktima e bullizonte dhe e ofentonte atë. Më tej ai ka rrëfyer se pas vrasjes armën e krimit e ka marrë me vete dhe e ka fshehur në Vorë. 

Hasa tha se në Vorë ka shkuar te shtëpia e vajzës së tij dhe e ka fshur në një cep dhe nuk i ka treguar asgjë askujt se çfarë krimi të rëndë kishte kryer. Ai shtoi se viktimës i ka marrë paratë të cilat kishte në xhep. Hasa thekson se ai e dinte se kishte para pasi vetë i moshuari ia kishte konfirmuar këtë. 


"Në mëngjes shkova në shtëpinë e Xhemalit dhe pimë kafe. Pasi mbaruam aty vendosëm të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë ku ishte çekiçi. E mora dhe e qëllova nga mbrapa. Kishte shumë kohë që më bullizonte dhe më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja tre netë në shtëpi.

Xhemali më merte në telefon dhe më thoshte: "Si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas". Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte sepse mi kishte treguar ai vetë. Më pas kam shkuar te stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Çekiçin e mora me vete dhe shkova te shtëpia e vajzës në Vorë. Në një cep e fsheha edhe çekicin. Por nuk i kam treguar askujt për atë që kisha bërë”," tha ai.

81-vjeçari, Xhemal Meta u gjet i pajetë në oborrin e banesës së ditë më datë 13 janar. Pas hetimeve dhe ekzpertizës mjeko-ligjore rezultoi se i moshuari kishte plagë në kokë me sende të forta. Plagët ishin fatale pasi i morën jetën në vend. 

xhemal meta isuf hasa

Sondazh

Poll