Aktualitet

Temperatura të ulëta dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare ndërsa në zonën e jugut dhe relievet malore në lindje vranësirat hera-herës mesatare deri të dendura.

16 Janar 2025, 07:17 Nga N.F
Temperatura të ulëta dhe vranësira, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike me një përmirësim të lehtë gradual. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare ndërsa në zonën e jugut dhe relievet malore në lindje vranësirat hera-herës mesatare deri të dendura.


Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 10-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në bregdet: 2/14°C

në vendet e ulëta: -2/14°C

në vendet malore: -8/5°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll