Aktualitet

"U qëllua me pushkë pas koke në një distancë të afërt!" Del autopsia e trupit të biznesmenit shqiptar Artan Kaja që u vra në Itali

Ai ishte qëlluar nga mbrapa, në kokë, në një distancë të afërt. Plaga ndodhej pas veshit të djathtë të viktimës.

15 Janar 2025, 22:06 Nga M.B
"U qëllua me pushkë pas koke në një distancë
Artan Kaja

ITALIA- Janë publikuar rezultatet e ekspertizës që i është bërë trupit të pajetë të biznesmenit shqiptar Artan Kaja, i cili u gjet i më 7 janar brenda fabrikës së letrës Smurfit në Lunata, të Italisë. Sipas mediave italiane, rezulton se Kaja nuk ishte qëlluar me plumb pistolete, por me pushkë. Ai ishte qëlluar nga mbrapa, në kokë, në një distancë të afërt. Plaga ndodhej pas veshit të djathtë të viktimës.

Për vrasjen u akuzua bashkatdhetari dhe ish-miku i viktimës, Marian Pepa, 50-vjeç. Ndërkohë, hetuesit po punojnë ende për të gjetur celularin, i cili mund të jetë çelësi për zbardhjen e mistereve që lidhen me vdekjen e 52-vjeçarit, që fillimisht i atribuohet një aksidenti në punë dhe më pas i një sëmundjeje. Marjan Pepa ka pranuar krimin, por pa dhënë asnjë detaj. Ai ndodhet tashmë në burg.

Autori i dyshuar i vrasjes, sipas një rikonstruksioni fillestar, kishte studiuar me detaje planin për të hyrë fshehurazi në fabrikë. Megjithatë, ka shumë pikëpyetje që ende nuk janë sqaruar. Para së gjithash motivi, pasi Pepa u dorëzua në polici menjëherë pas ngjarjes. Mediat italiane bëjnë me dije se muajt ​​e fundit dy shqiptarët kishin pasur një mosmarrëveshje, pikërisht në të njëjtin vend ku mbeti i vrarë Kaja.

artan kaja

Sondazh

Poll