Aktualitet

Akull në rrugë/ Sot, kamionët për në Greqi nuk lejohen të kalojnë nga pika kufitare e Kapshticës

5 Janar 2020, 09:29 Nga DOSJA
Akull në rrugë/ Sot, kamionët për në Greqi nuk lejohen

Korçë- Gjatë ditës së sotme nuk lejohet kalimi i kamionëve në drejtim të Greqisë nga pika kufitare e Kapshticës.

Pala greke ka njoftuar se kjo bëhet për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur  problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë”, sqaron policia kufitare.

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi pika kufitare e kapshticës moti i keq ne shqiperi pika kufitare e kapshticës

Sondazh

Poll