Bota

Armëpushimi në Gaza/ Biden: Marrëveshja do të sjellë fundin e përhershëm të luftës

Presidenti amerikan, i cili do të largohet nga detyra të hënën, tha se marrëveshja është e strukturuar në tre faza dhe pengjet amerikane do të lirohen nga Hamasi në fazën e parë.

15 Janar 2025, 20:28 Nga E. D
Armëpushimi në Gaza/  Biden: Marrëveshja do të sjellë
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden doli në një konferencë për shtyp pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit. Presidenti amerikan, i cili do të largohet nga detyra të hënën, tha se marrëveshja është e strukturuar në tre faza dhe pengjet amerikane do të lirohen nga Hamasi në fazën e parë.

Biden thotë se faza e dytë do të shohë një fund të përhershëm të luftës, por shtoi se ka ende një numër detajesh që duhen negociuar. Ai gjithashtu tha se nëse faza e dytë e negociatave zgjat më shumë se gjashtë javë, armëpushimi do të mbetet në fuqi.

Deri në fund të fazës së dytë, ai thotë se të gjitha forcat e mbetura izraelite do të tërhiqen nga Gaza dhe armëpushimi i përkohshëm do të bëhet i përhershëm. Në fazën e tretë, Biden thotë se çdo trup i pengjeve që janë vrarë do tu kthehen familjeve të tyre dhe do të fillojë një plan i madh rindërtimi për Gazën. 

Ai u tha gazetarëve se kjo është një nga negociatat më të vështira që ka përjetuar ndonjëherë, por se ka arritur deri në këtë pikë për shkak të presionit Izraeli ushtroi mbi Hamasin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi zotuar të sigurohemi që negociatat do të vazhdojnë për aq kohë sa të duhet. Është rezultat jo vetëm i presionit ekstrem nën të cilin është Hamasi dhe ndryshimit të ekuacionit të fuqisë rajonale pas armëpushimit në Liban dhe dobësimit të Iranit, por edhe i diplomacisë këmbëngulëse dhe të mundimshme amerikane. Ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë që negociatat të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme," tha Biden.

joe biden

Sondazh

Poll