15 Janar 2025, 18:46
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje për armëpushim në Gazë të mërkurën, sipas një zyrtari pranë bisedimeve, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra vikatima dhe që tronditi Lindjen e Mesme. Qeveria e Izraelit do të votojë për marrëveshjen ditën e enjte, sipas një zytari qeveritar izraelit.
Marrëveshja, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, parasheh një fazë fillestare të armëpushimit prej gjashtë javësh dhe përfshin një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli, i tha një zyrtar agjencisë së lajmeve Reuters.
Marrëveshja vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërmjetësuar një marrëveshje nga Egjipti dhe Katari, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Marrëveshja u arrit në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, që do të mbahen me 20 janar.
Hamasi i tha agjencisë Reuters se delegacioni i tij u ka dorëzuar ndërmjetësve miratimin e grupit militant për marrëveshjen e armëpushimit dhe për kthimin e pengjeve. Marrëveshja parasheh futjen e 600 kamionëve me ndihma humanitare çdo ditë në Gazë , 50 prej të cilëve me karburant, ndërkohë që gjysma e tyre do të dërgohen në pjesën veriore të Gazës.
Negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes pritet të fillojnë para ditës së 16 të fazës së parë dhe pritet të përfshijnë lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura, si dhe të ushtarëve izraelitë të marrë peng nga Hamasi. Negociatat do të trajtojnë edhe armëpushimin e përhershëm dhe tërheqjen e plotë të ushtarëve izraelitë./ VOA
lindje e mesme
Bota
15 Janar 2025, 18:41
E. D
Donald Trump
GAZA- Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për luftën ...
Bota
15 Janar 2025, 18:28
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripi...
Bota
15 Janar 2025, 17:07
E. D
foto ilustruese
KALIFORNI- Miliona banorë të pjesës jugore të Kalifornisë po përballen me një situat&eum...
Bota
15 Janar 2025, 16:29
Foto ilustruese
BRITANI - Dy adoleshentë janë arrestuar ditën e sotme në Britani, pasi akuzohen për vrasjen e një d...
Bota
15 Janar 2025, 16:31
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden, në një mesazh, pak para se të mbajë fjalimin e lamtumirë...
Bota
15 Janar 2025, 15:54
E. D
foto ilustruese
GAZA- Të mërkurën, negociatorët po përpiqen të finalizojnë detajet e fundit të një marrëv...
Bota
15 Janar 2025, 15:45
E. D
Donald Tusk
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk tha se Rusia po planifikon akte terroriste kundër Polonisë dhe vendeve të tjera. Zyr...
Bota
15 Janar 2025, 15:36
Foto ilustruese
BRUKSEL - Takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit, i...
Bota
15 Janar 2025, 15:31
E. D
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje sot të gjitha vendeve që “të mbajnë duart l...
Bota
15 Janar 2025, 14:38
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur për të dytin vit radhazi për herë të parë në...