Bota

Marrëveshja për pengjet në Lindjen e Mesme/ Reagon Donald Trump: Ata do të lirohen së shpejti! Ditë të mira po vijnë për Amerikën dhe botën

Kjo marrëveshje do të lejojë qindra mijëra njerëz të zhvendosur në qytetin e Gazës dhe Gazën jugore të kthehen në shtëpitë, fshatrat dhe qytetet e tyre.

15 Janar 2025, 18:41 Nga E. D
Marrëveshja për pengjet në Lindjen e Mesme/ Reagon Donald Trump:
Donald Trump

GAZA- Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për luftën në Gaza. Trump përmes një postimi në në rrjetin social, Truth Social, thekson se pengjet do të lirohen së shpejti.

"Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. ATA DO TË LIROHEN SHKURT. FALEMINDERIT! Ditë të mira po vijnë për Amerikën dhe botën. Me këtë marrëveshje në fuqi, ekipi im i sigurisë kombëtare, përmes përpjekjeve të Dërguarit të Posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të vazhdojë të punojë ngushtë me Izraelin dhe aleatët tanë për të siguruar që Gaza nuk do të bëhet kurrë më një strehë për terrorizmin.

Ne do të vazhdojmë të promovojmë paqen përmes fuqisënë gjithë rajonin, ndërsa ndërtojmë mbi këtë moment të armëpushimit për të zgjeruar edhe më tej Marrëveshjet Historike të Abrahamit. Ky është vetëm fillimi i gjërave të mëdha që do të vijnë për Amerikën, dhe në të vërtetë, për botën!” shkruan presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump në Truth Social: 

Kjo marrëveshje do të lejojë qindra mijëra njerëz të zhvendosur në qytetin e Gazës dhe Gazën jugore të kthehen në shtëpitë, fshatrat dhe qytetet e tyre.

donald trump marrëveshja për pengjet në lindjen e mesme/

Sondazh

Poll