Bota

Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik!

Në një letër drejtuar amerikanëve, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Joe Biden flet me krenari për përmbushjen e detyrës së tij dhe bën thirrje për vigjilencë.

15 Janar 2025, 16:31 Nga E. D
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës
Joe Biden

SHBA- Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden, në një mesazh, pak para se të mbajë fjalimin e lamtumirës është shprehur se shpirti i Amerikës është ende në rrezik. Në një letër drejtuar amerikanëve, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Joe Biden flet me krenari për përmbushjen e detyrës së tij dhe bën thirrje për vigjilencë.

Biden i referohet indirekt presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, duke kujtuar se kur ai erdhi në pushtet në janar 2020, Shtetet e Bashkuara nuk po përballeshin vetëm me pandeminë dhe një krizë të rëndë ekonomike, por edhe me sulmin më të keq ndaj demokracisë që nga Lufta e Pavarësisë. Në fund Biden theksoi se t’i shërbente popullit amerikan ishte një nga privilegjet më të madha

“Kandidova për president sepse besoja se shpirti i Amerikës ishte në rrezik. Se vetë identiteti ynë ishte në rrezik. Kjo është ende e vërtetë. Historia është në duart tuaja. Fuqia është në duart tuaja. Ideja e Amerikës është në duart tuaja. Ne vetëm duhet të kemi besim dhe të kujtojmë se kush jemi. Sot ekonomia jonë është më e forta në botë. Inflacioni vazhdon të ulet”, shkroi Biden pak ditë para se t’i dorëzojë presidencën Donald Trump. T’i shërbeja vendit ka qenë privilegji më i madh i jetës sime. Unë i dhashë jetën dhe shpirtin tim vendit tonë”, tha Biden.

joe biden

Sondazh

Poll