Aktualitet

Vdekja e 81-vjeçarit në Zall-Bastar, arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

Fëmijët e të ndjerit, që jetojnë në Tiranë kanë deklaruar se viktima nuk kishte konflikte të njohura dhe nuk ishin në dijeni për ndonjë problem të kohëve të fundit

15 Janar 2025, 14:57 Nga N.F
Vdekja e 81-vjeçarit në Zall-Bastar, arrestohet autori i dyshuar
Xhemal Meta

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta i cili u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij dy ditë më parë. Mësohet se në pranga është vënë një person i dyshuar. Personi i vënë në pranga është Isuf Hasa.

Fëmijët e të ndjerit, që jetojnë në Tiranë kanë deklaruar se viktima nuk kishte konflikte të njohura dhe nuk ishin në dijeni për ndonjë problem të kohëve të fundit. Mësohet se në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar rreth 20 persona.

Policia ka bërë me dije se nga hetimet paraprake si dhe ekzaminimi mjeko-ligjor ka rezultuar se viktima ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës. Më tej dyshohet se plagët janë të shkaktuara nga goditje me sende të forta. Policia bën me dije se në lidhje me ngjarjen janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

isuf hasa xhemal meta

Sondazh

Poll