Sport

Pas disa muaj pushimi, Loris Karius kthehet në shtëpi dhe firmos për Schalke 04…

Ish-portieri i Liverpoolit dhe protagonisti i trishtuar i finales së Ligës së Kampionëve 2018 kundër Real Madrid rikthehet në vendlindjen e tij në Gjermani.

14 Janar 2025, 19:54 Nga DOSJA

Pas disa muaj pushimi, Loris Karius kthehet në shtëpi dhe firmos

GJERMANI - Pas disa muajsh pa ekip, pas largimit nga Newcastle verën e kaluar, Loris Kariu (31 vjeç) u zyrtarizua këtë të martë si portieri i ri i Schalke 04, një ekip historik i Gjermanisë, që po lufton për t'u rikthyer në elitën. Ai ka firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni. 

Ai që ishte portieri i Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve 2018, duke bërë një paraqitje të dobët, që ia lehtësoi fitoren e Real Madridit, nuk kishte gjetur një vend për të jetuar pas largimit nga skuadra e 'magpies' dhe ishte kthyer në vendlindjen e tij. Në Gjermani ai ka gjetur një mënyrë për të provuar të rifillojë karrierën e tij.

Pas disa muaj pushimi, Loris Karius kthehet në shtëpi dhe firmos
Loris Karius pati një natë për t'u harruar në finalen e Ligës së Kampionëve 2018 kundër Real Madridit

Youri Mulder, drejtori aktual sportiv i Schalke 04, ishte i kënaqur që kishte arritur të merrte shërbimet e atij, që ai beson se është një portier i garantuar për të luftuar për promovimin në Bundesligë këtë sezon.

"Me inkorporimin e Loris Karius ne kemi siguruar që të mos humbasim cilësinë për sa i përket portierëve tanë (pas largimit të Ron-Thorben Hoffmann, në huazim te  Eintracht Braunschweig). 

Karius ka përvojë të madhe në nivelin më të lartë dhe do të jetë ai që do të sfidojë Justin Heekeren”, tha menaxheri, duke cituar njeriun që, derisa të vërtetohet e kundërta, ka titullin e portierit titullar.

Schalke 04 në të shkuarën ka qenë në zonën e sipërme të Bundesligës dhe ka konkurruar në garat evropiane (kujtoni Schalke 04, gjysmëfinalist i Champions League me Raúl González Blanco), aktualisht zë vendin e 13-të në Bundesligën 2, vetëm 8 pikë prapa Hamburgut që është i 3-ti dhe shënon kufirin e playoff-it të promovimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll