Aktualitet

Kristian Marku viktima e radhës e përplasjes mes dy fiseve në Rrëshen? Shoqërohen në polici Martin dhe Saimir Reçi

Kristian Marku ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

14 Janar 2025, 11:35 Nga r.ll
Kristian Marku viktima e radhës e përplasjes mes dy fiseve në
vendngjarja

RRËSHEN- Saimir dhe Martin Reçi janë shoqëruar në polici lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme ku viktimë mbeti 30-vjeçari, Kristian Marku. Sipas raportimeve ato po merren në pyetje nga policia bashkë me disa persona të tjerë. Konflikti mes dy fiseve në Rrëshen, Reçi dhe Marku është dhe pista kryesore e hetimeve mbi vrasjen. 

Viktima ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. 30-vjeçari, Kristian (Marku) Bardhi është nipi i Martin Bardhit, i njohur edhe si Marjan Marku. Në vitin 2023, Marjan dhe Kristjan Marku u përfshinë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit ndaj Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit. Ky i fundit është vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.

Asokohe policia nuk arriti të provonte përfshirjen e tij në këtë ngjarje dhe i riu i shpëtoi burgut. 6 muaj më pas, Kristian Markut i vrasin xhaxhanë, Martin Bardhin në një atentat në Rrëshen. Ai u ekzekutua më 26 shtator 2023, sapo doli nga burgu, në lokalin e tij. Në tavolinë me të, u plagosën Indrit Bardhi, Ilir Bardhoku dhe Olti Gjini.

kristian marku martin bardhi saimir reci martin reçi

Sondazh

Poll