Politike

Mbyllja e hetimeve për dosjen e "Xibraka", avokati i Gazment Bardhit: 3 problematika në njoftimin e SPAK, nuk kemi ende një sqarim të detajuar

Logu është shprehur se njoftimi i SPAK ka 3 probleme. Sipas tij, ka shkelje të standartit të transparencës. 

13 Janar 2025, 22:02 Nga ZH.LL
Mbyllja e hetimeve për dosjen e "Xibraka", avokati i Gazment
Marash Logu

TIRANË- SPAK mbylli pak ditë më parë hetimet në lidhje me një kallëzim të bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi për implikimin sipas tij, të Olsi Ramës në atë që njihet si dosja “Xibraka”. Avokati i demokratit Gazment Bardhit, Marash Logu, foli sot në lidhje me këtë çështje në emisionin “Open” në Neës 24.

Logu është shprehur se njoftimi i SPAK ka 3 probleme. Sipas tij, ka shkelje të standartit të transparencës. Problematika e dytë sipas Logut ka të bëjë me emrin e prokurorit që ka hetuar rastin. Ai thekson se prokurori i angazhuar në këtë çështje kishte manipuluar ngjarjen e 21 prillit 2021 në Elbasan me deklaratat e tij. Ndërsa problemi i tretë, sipas avokatit, ka të bëjë njoftimin e SPAK, ku fillimisht deklaroi që hetimet kishin përfunduar, por më pas njoftoi pezullimin e çështjes.

Marash Logu: Njoftimi i SPAK ka tre probleme. Shkelja e standardit të transparencës. Ne jemi mësuar që SPAK të publikojë informacion të detajuar, nuk kemi akoma dhe sot një sqarim të detajuar nga prokuroria se cilat kanë qenë veprimet hetimore dhe pse është arritur në atë vendim. Nuk kemi këtë standard transparence…Elementi i tjetër, në fjalinë e parë thuhet që përfunduan hetimet dhe se nga hetimet nuk gjetën prova… dhe në fund thuhet se hetimet u pezulluan. Nëse Prokuroria ka gabuar të dalë e ta thotë që ka mbaruar. Duhet dërguar në gjykatë kërkesë për përfundimin e hetimeve. Mënyra se si ka proceduar prokurori është një përpjekje për ta varrosur për herë të dytë këtë çështje, me të njëjtën mungesë transparence.

gazment bardhi marash logu xibraka

Sondazh

Poll