Sport

Granit Xhaka shpallet futbollisti i vitit 2024 në Zvicër!

Sezoni i ri filloi me paraqitjen në Europianin e Gjermanisë. Aty spikati me Zvicrën në mesfushë.

14 Janar 2025, 00:38 Nga DOSJA
Granit Xhaka shpallet futbollisti i vitit 2024 në Zvicër!

GJERMANI - Granit Xhaka është shpallur futbollisti i vitit 2024 në Zvicër. Mesfushori shqiptar pati një sezon fantastik me Bajer Leverkusen ku fituan Bundesligën gjermane dhe shkuan deri në finalen e Ligës së Europës.

Sezoni i ri filloi me paraqitjen në Europianin e Gjermanisë. Aty spikati me Zvicrën në mesfushë.

Kështu nuk kishte dyshime, që 32-vjeçari do e fitonte këtë çmim në mbrëmjen e organizuar. Xhaka e ka fituar dhe më parë këtë çmim. Kujtojmë këtu vitin 2022 dhe 2017.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll