Sport

Mesazhe tronditëse për gruan shtatzanë të Havertz, pas penalltisë së humbur...

Gruaja e Havertz pretendon kërcënime pas eliminimit të Arsenalit FA Cup

13 Janar 2025, 17:56 Nga DOSJA

Mesazhe tronditëse për gruan shtatzanë të Havertz, pas

ANGLI - Arsenali u eliminua në raundin e katërt të FA Cup nga Manchester United me  penallti, me Kai Havertz  që rezultoi fatal për “Topçinjtë”.

Sulmuesi gjerman humbi shumë raste të rëndësishme për t'i dhënë kualifikimin skuadrës së tij, pasi në minutën e 88-të nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë nga një pozicion avantazhi, ndërsa ishte i vetmi që humbi penalltinë, teksa Badigiri priti, duke i mohuar kështu t'i japë kualifikimin ekipit të tij.

Paraqitja negative e Havertz kishte në shënjestër gruan e sulmuesit. Tifozët e sëmurë i dërguan mesazhe urrejtjeje gruas së tij, Sophia, lidhur me fëmijën e saj të palindur.

Sofia Havertz ka postuar mesazhet që ka marrë në Instagram.

“Uroj të abortosh”, shkruhej në mesazhin e parë, ndërsa në të dytin: “Po vij në shtëpinë tuaj për të vrarë fëmijën tuaj”.

Mesazhe tronditëse për gruan shtatzanë të Havertz, pas

Referuar postimit të parë, Sophia Havertz u shkroi ndjekësve të saj: “Që dikush të mendojë se është në rregull të shkruaj diçka të tillë, është kaq tronditëse për mua. Shpresoj të keni kaq shumë turp për veten tuaj."

Dhe pasi ndau mesazhin e dytë, ajo shkroi: 'Nuk jam e sigurt se çfarë të them, por ju lutem djema të jeni më të respektueshëm. Ne jemi më mirë se kaq”.

Mesazhe tronditëse për gruan shtatzanë të Havertz, pas

Arsenali është duke hetuar këtë çështje dhe do të marrë masa ndaj personave që qëndrojnë pas këtyre llogarive, të cilët tashmë janë raportuar në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll