Sport

"Mësimi" i Pep Guardiolës, për “gjuetarët” e autografeve është bërë viral: "Shkoni në shkollë, mos e humbisni kohën këtu!"...

Trajneri i Cityt shprehet: "A dëshiron ta kalosh pjesën tjetër të jetës, duke bërë këtë?"

13 Janar 2025, 15:40 Nga DOSJA

"Mësimi" i Pep Guardiolës, për

ANGLI - Pep Guardiola ishte protagonisti i një sulmi të furishëm kundër “gjuetarëve” të autografeve, të cilët marrin objekte me kujtime nga sportistët, ose njerëz të famshëm, për t'i firmosur dhe më pas për t’i rishitur dhe për të përfituar.

Videoja me protagonist trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola u bë virale për "mësimin" që u dha fëmijëve të pranishëm.

“Mos hajdeni më, nuk do të firmos më asgjë, i di fytyrat tuaja. Shkoni në shkollë dhe përgatituni, jeni të rinj, mos rrini këtu duke humbur kohën,”- ishin fjalët e ashpra të trajnerit katalanas.

“Dëshironi të jetoni duke bërë këtë? Sinqerisht, a dëshironi ta kaloni pjesën tjetër të jetës tuaj, duke bërë këtë punë?”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll