Sport

Pique “tallet” me Realin, i kujton “manitan” e famshme pas humbjes së djeshme!

Ka pasur reagime të shumta në rrjet, pozitive për blaugranat dhe kritika kundër madrilenëve.

13 Janar 2025, 11:52 Nga DOSJA
Pique “tallet” me Realin, i kujton “manitan” e famshme

ARABI SAUDITE - Nata e mbrëmshme padiskutim ishte magjike për Barcelonën dhe tifozët e saj. Katalanasit i dhanë 5 shuplaka të forta dhe një leksion të madh rivalëve të përjetshëm, Realit të Madridit. Skuadra kthehet në shtëpi si super kampione e Spanjës pas triumfit madhështor në finalen e luajtur në Xhedah. Ka pasur reagime të shumta në rrjet, pozitive për blaugranat dhe kritika kundër madrilenëve.

Kjo sfidë bëri bashkë edhe dy ish legjenda të skuadrave, Zherard Pike dhe Iker Kasijas. Në një video të postuar në profilin zyrtar të Kingleague, shihet ish-mbrojtësi i Barçës teksa bën me shenjë numrin 5 me gishtat e dorës duke ironizuar skuadrën e Ançelotit. Ai i afrohet ish-portierit dhe të dy nisin të bisedojnë dhe bëjnë video.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll