Sport

VIDEO / “Çmendet” babai i Cubarsit, ja çfarë bën në momentin e festimeve!

17-vjeçari pati një paraqitje shumë të mirë mbrëmjen e së dielës, duke udhëhequr fazën e mbrojtjes së bashku me Ronald Araujon pas dëmtimit të Inigo Martinez.

13 Janar 2025, 11:29 Nga DOSJA
VIDEO / “Çmendet” babai i Cubarsit, ja çfarë

ARABI SAUDITE - Tifozët e Barcelonës po festonin fitoren ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, pas një fillimi të vështirë të vitit. Kjo fitore përveç që gëzoi tej mase lojtarët dhe tifozët, ishte një natë e paharrueshme edhe për familjarët e yjeve të Barcelonës. Në veçanti, për babain e Pau Cubarsit. 17-vjeçari pati një paraqitje shumë të mirë mbrëmjen e së dielës, duke udhëhequr fazën e mbrojtjes së bashku me Ronald Araujon pas dëmtimit të Inigo Martinez.

Pas ndeshjes spanjolli u pa tejet i gëzuar, duke deklaruar se për të ishte një ëndërr e bërë realitet dhe për shumë lojtarë të blaugranasve trofeu i tyre i parë. Dhe për babain e tij, Robert Cubarsi, ishte hera e parë që ai e pa djalin e tij duke ngritur në qiell një trofe.

Teksa lojtarët e Barcelonës po festonin në fushë, babai i Cubarsit iu bashkua atyre duke bërë rrëshqitjen e famshme në gjunjë. Sidoqoftë, të besuarit e Hansi Flick nuk do të kenë mjaft kohë për të festuar, pasi ata tashmë duhet të fillojnë përgatitjet për duelin e së mërkurës ndaj Real Betisit në Copa Del Rey.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll