Aktualitet

Vrasja e 56-vjeçarit në Tiranë/ Autorët dyshohet se lëviznin me motor, qëlluan në drejtim të automjetit të viktimës dhe u larguan

Paraprakisht dyshohet se persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend.

12 Janar 2025, 21:28 Nga M.B
Vrasja e 56-vjeçarit në Tiranë/ Autorët dyshohet se
Foto ilustruese

TIRANA- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë  rreth orës 20:40, te “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, ku viktimë ka mbetur 56-vjeçari Bujar Nasufi. Paraprakisht dyshohet se persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend.

Sipas të dhënave, autorët janë larguar me motor drejt zonës së Selitës. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

vrasje ne tirane

Sondazh

Poll