Aktualitet

Moti i keq në Librazhd/ Radhë kilometrike mjetesh të bllokuara për shkak të reshjeve të dëborës

Sipas informacioneve, fluksi i madh i qarkullimit nga Shqipëria Juglindore ka shkaktuar rëndim të situatës që prej orës 16:00 e në vazhdim ku shumica e automjeteve që po qarkullojnë në këtë rrugë dhe që udhëtojnë drejt Tiranës rezultojnë se nuk kanë goma dimërore dhe zinxhirë.

12 Janar 2025, 19:46 Nga M.B
Moti i keq në Librazhd/ Radhë kilometrike mjetesh të bllokuara
Dëbora

LIBRAZHD- Reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në rrugën kombëtare Qafë Thanë-Prrenjas-Librazhd. Sipas informacioneve, fluksi i madh i qarkullimit nga Shqipëria Juglindore ka shkaktuar rëndim të situatës që prej orës 16:00 e në vazhdim ku shumica e automjeteve që po qarkullojnë në këtë rrugë dhe që udhëtojnë drejt Tiranës rezultojnë se nuk kanë goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndërkohë, policia rrugore e dislokuar me forca të shtuara në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge ku radhët e krijuara janë kilometrike. Krijimi i radhëve po shkakton bllokimin e qarkullimit të borëpastruesve dhe mjeteve që mirëmbajnë rrugën nga Qafë Thana në Librazhd. Situata paraqitet kritike në tre segmente, përkatësisht në Qafë Thanë, Pishkash e Qukës.

librazhd

Sondazh

Poll