Bota

E rëndë në Çeki/ Gjashtë persona humbin jetën nga shpërthimi i propanit në një restorant, plagosen edhe 8 të tjerë, evakuohen banorët (VIDEO)

Tetë persona u plagosën në shpërthimin dhe 30 persona u evakuuan nga restoranti dhe ndërtesat përreth.

12 Janar 2025, 10:09 Nga N.F
E rëndë në Çeki/ Gjashtë persona humbin jetën
Çeki

ÇEKI- Gjashtë persona humbën jetën tragjikisht në Çeki pas shpërthimit të një cilindëri propani në një restorant në qytetin veriperëndimor çek të Mostit. Nga shpërthimi ndërtesa u përfshi nga flakët.

Tetë persona u plagosën në shpërthimin dhe 30 persona u evakuuan nga restoranti dhe ndërtesat përreth. Sipas një dëshmitari të cituar nga zjarrfikësit, një sobë është përmbysur dhe ka ndezur zjarrin, i cili shkaktoi një shpërthim.

Zjarrfikësit thanë se shpëtuan një mysafir të plagosur rëndë në restorant, i cili ishte bllokuar në një tualet. Radioja Çeke raportoi se rreth 20 klientë ndodheshin në restorant në momentin e shpërthimit.

shperthim ne ceki 6 viktima

Sondazh

Poll