Bota

"Menduam se po shkonim për stërvitje, papritmas ishim në frontin e luftës", Seuli konfirmon kapjen e dy ushtarëve koreano-veriorë nga ukrainasit (VIDEO)

Në një video të publikuar shfaqen dy burra të shtrirë në shtretër spitali, njëri me fasha në duar dhe tjetri në nofull. Një mjek në qendrën e paraburgimit deklaroi se njëri ushtar ka edhe një frakturë në këmbë.

12 Janar 2025, 08:39 Nga N.F
"Menduam se po shkonim për stërvitje, papritmas ishim në
Ushtarët e Koresë së Veriut

UKRAINË- Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut konfirmoi sot se Ukraina ka kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin Kursk të Rusisë duke sqaruar se po merr pjesë në marrjen në pyetje të tyre së bashku me shërbimet ukrainase. Ukraina, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë akuzuar Phenianin se ka dërguar më shumë se 10,000 trupa për të mbështetur forcat ruse. 

"Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) përmes bashkëpunimit në kohë reale me Shërbimin Informativ të Ukrainës (SBU) konfirmoi se ushtria ukrainase kapi dy ushtarë të Koresë së Veriut më 9 janar në fushën e betejës Kursk në Rusi," tha NIS në një deklaratë.

Në një video të publikuar shfaqen dy burra të shtrirë në shtretër spitali, njëri me fasha në duar dhe tjetri në nofull. Një mjek në qendrën e paraburgimit deklaroi se njëri ushtar ka edhe një frakturë në këmbë. NIS sqaroi se një nga robërit zbuloi gjatë marrjes në pyetje se kishte marrë trajnime ushtarake nga forcat ruse pas mbërritjes së tij në nëntor.

“Në fillim ai mendoi se ishte dërguar për stërvitje, më pas e kuptoi kur mbërriti në Rusi se ishte vendosur” në front, shtoi NIS. Ushtari tha se forcat e Koresë së Veriut kishin pësuar viktima të konsiderueshme gjatë luftimeve.

Agjencia e inteligjencës e Seulit gjithashtu sqaroi se njërit prej këtyre ushtarëve ishte i privuar nga ushqimi dhe uji për 4 deri në 5 ditë përpara se të kapej. Sipas SBU, të burgosurit nuk flasin anglisht ose rusisht dhe deklaratat bëhen në gjuhën koreane me përkthyes në bashkëpunim me agjencinë e Koresë së Jugut.

NIS vuri në dukje se do të vazhdojë të punojë me SBU për të ndarë informacione rreth ushtarëve të Koresë së Veriut në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha dje se ushtarët, edhe pse të plagosur, mund të dërgoheshin në Kiev për t'u marrë në pyetje.

“Nuk ishte një detyrë e lehtë: në përgjithësi, ushtarët rusë dhe të tjerë të Koresë së Veriut përfundojnë të plagosurit e tyre dhe bëjnë gjithçka që të mos ketë prova për pjesëmarrjen e një shteti tjetër, Koresë së Veriut, në luftën kundër Ukrainës”, vazhdoi ai. Rusia dhe Koreja e Veriut kanë forcuar lidhjet ushtarake që kur Rusia pushtoi Ukrainën, megjithëse asnjëra palë nuk ka konfirmuar se forcat e Phenianit po luftojnë në anën e Rusisë.

 

lufta ukraine-rusi ushtare koreano veriore

Sondazh

Poll