Donald Trump emëron Elise Stefanik si ambasadore të SHBA në Kombet e Bashkuara
Elise Stefanik SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si a...
Ajo i cilësoi si përpjekje për të dëmtuar ekonominë ruse duke rrezikuar siç thuhej në deklaratë destabilizimin e tregjeve globale.
SHBA- Ministria e Jashtme ruse denoncoi të shtunën sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër sektorit energjetik të saj. Ajo i cilësoi si përpjekje për të dëmtuar ekonominë ruse duke rrezikuar siç thuhej në deklaratë destabilizimin e tregjeve globale. Moska tha se vendi do të vazhdojë me projektet e mëdha të naftës dhe gazit, pavarësisht sanksioneve.
"Sanksionet përbëjnë një përpjekje për t'i shkaktuar të njëfarë dëmi ekonomisë ruse, madje edhe me koston e destabilizimit të tregjeve botërore ndërsa afron fundi i mandatit të turpshëm të Presidentit Joe Biden në pushtet", thuhej në deklaratën e Ministri së Jashtme ruse.
“Megjithë përpëlitjet në Shtëpinë e Bardhë dhe makinacionet e lobit rusofob në Perëndim, për të tërhequr sektorin botëror të energjisë në “luftën hibride” të nxitur nga Shtetet e Bashkuara kundër Rusisë, vendi ynë ka qenë dhe mbetet një lojtar kyç dhe i besueshëm në tregun global të karburantit”, vijonte më tej deklarata.
Sanksionet e së premtes përbënin paketën më të gjerë e sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur deri më tani, e që synojnë të ardhurat që fiton Rusia nga nafta dhe gazi, pjesë e masave për t'i dhënë Kievit dhe administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, avantazh për të arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj 'Gazprom Neft SIBN.MM', 'Surgutneftegas', si dhe ndaj 183 anijeve që kanë transportuar naftë ruse, shumë prej të cilave janë pjesë e të ashtuquajturës flotë në hije cisternash në ndihmë të Rusisë, që operohen nga kompani jo-perëndimore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se masat do t'i japin një goditje thelbësore Moskës.
"Sa më pak të ardhura të fitojë Rusia nga nafta ... aq më shpejt do të rivendoset paqja", tha ai./VOA
Elise Stefanik SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si a...
foto ilustruese STRASBURG- Kaosi dhe paniku mbizotëruan herët pasditen e sotme pasi dy tramvaje u përplasën në stac...
foto ilustruese SHBA- Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të sht...
foto ilustruese IZRAEL- I dërguari i Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, u takua të shtu...
foto ilustruese Mijëra njerëz kanë protestuar kundër një konvente të partisë ekstremit të djathtë – Alte...
pamje nga arrestimi i tij TURQI- Një prokuror në Turqi ka kërkuar dënimin me 108 vjet burg për një 18-vjeçar...
foto ilustruese KALIFORNI- Kalifornia Jugore po përballet me një sfidë të madhe për të kapërcyer situatën e krijuar...
zjarri ne kaliforni KALIFORNI- Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e ...
pamje nga vendngjarja KINË- Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Kinë pasi vdekja e një adoleshenti shkaktoi aku...
foto ilustruese STRASBURG- Një aksident i rëndë ka ndodhur mes dy tramvajeve në Strasburg. Mësohet se rreth 30 persona janë p...