Politike

Berisha: Do i japim një përgjigje problemit të energjisë qytetarëve shqiptarë me çmimin më të ulët në Europë

Berisha gjithashtu tha se shqiptarët, mund të kenë çmimin më të lirë të energjisë, sikundër shqiptarët mund të kenë ujin e pijshëm falas, sepse është vendi me ujrat më të shumta pas Norvegjisë. 

10 Janar 2025, 18:31 Nga E. D
Berisha: Do i japim një përgjigje problemit të energjisë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në të gjithë vendin u shpreh se me ardhjen e PD-së në pushtet, shqiptarët do të paguajnë çmimin më të ulët në Europë. Berisha gjithashtu tha se shqiptarët, mund të kenë çmimin më të lirë të energjisë, sikundër shqiptarët mund të kenë ujin e pijshëm falas, sepse është vendi me ujrat më të shumta pas Norvegjisë. 

"Çdo shqiptar duhet ta dijë, se me lëvizjen që bëri, u la qytetarëve, abonentëve në total 30 mijë euro. Por në fakt, në qoftë se keni parasysh rritjen që i bëri energjisë nga 77 në 95, ai iu mori në 10 vite 600 milionë euro, sepse vetëm me lëvizjen 10% krijoi 30 milionë euro. Sa u ka marrë me këtë 10%? Po kaq u ka marrë.

Me 20 u ka marrë dyfishin. Në 10 vite janë 600 milionë, 300 milionë ka subvencionuar KESH-i në vitin 2023. Të gjitha para të qytetarëve. Pra, ne japim një përgjigje më të mirë se kurrë problemit të energjisë të qytetarëve shqiptarë, dhe qytetarët shqiptarë në statusin aktual meritojnë me të drejtë çmimin më të ulët në Europë. Po pse, thoni ju? Sepse jemi vendi që 98% të energjisë, për të mos thënë 100% e kemi energji ujore, e cila tani në 60% të saj ka një kosto ndër më të ultat.

Digat e kanë shlyer veten, të paktën 2 herë gjer tani. Kaskada e Drinit. Shpenzimet janë mirëmbajtja. Ndaj dhe, ajo që ne shpallim është e moralshme dhe ka baza qoftë ekonomike, qoftë morale. Shqiptarët, mund të kenë çmimin më të lirë të energjisë, sikundër shqiptarët mund të kenë ujin e pijshëm falas, sepse është vendi me ujrat më të shumta pas Norvegjisë. Po këtë, nuk mund të them se mund të jetë përnjeherë, sepse do merrem me këto emergjentet, si të thuash," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll