Politike

VIDEO/ "Po mua pse s'më tha pronari pse e merr", debati i tensionuar mes Fevziut dhe Qorit vijoi edhe gjatë publicitetit

Fevziu edhe gjatë publicitetit shprehet se askush nuk guxon të marrë nëpër këmbë 27 vite të punës së tij me thashetheme.

10 Janar 2025, 17:46 Nga N.F
VIDEO/ "Po mua pse s'më tha pronari pse e merr", debati i
Qori dhe Fevziu

TIRANË- Një debat i ashpër ka shpërthyer në emisionin e mbrëmshëm të "Opinion" mes gazetarit Blendi Fevziu dhe kreut të "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qori. Debati nisi pasi Qori deklaroi se Lëvizja Bashkë është kërcënim për pushtetin dhe oligarkinë dhe se për këtë arsye nuk ftohet në emisione televizive. Ky debat gjitashtu ka vijuar edhe gjatë publicitetit ndërsa në rrjet qarkullojnë video nga diskutimi mes Qorit dhe Fevziut.

Sipas Qorit, 'Tv Klan' e ka censuruar atë për shkak të akuzave që ai ka bërë ndaj oligarkëve dhe Samir Manes. Nga ana tjetër Fevziu u shpreh se nuk ka asnjë ndërhyrje për të ftuarit që merr dhe se nuk pranon që atij t'i japin urdhëra për të ftuar njerëz të caktuar.  

 

Fevziu edhe gjatë publicitetit shprehet se askush nuk guxon të marrë nëpër këmbë 27 vite të punës së tij me thashetheme. Ai më tej insiston se sot gazetarët i thonë që nuk publikojnë dot një lajm. Sipas tij nëse gazetari nuk lihet të publikojë lajme ai ikën nga puna pasi shkon e punon në një punë tjetër. Ai thekson se sot nuk ka më skllavë.

Debati gjatë publicitetit:

Fevziu: Këtu nuk guxon njeri. Nuk guxon njeri, të merrni nëpër këmbe 27 vite të punës time me thashetheme. Po ai që të la thenë pse stë mori ty pa e pyetur pronarin. Ore pse stë mori ai pa pyetur pronarin? Po mua pse s'më tha pronari pse e merr.

Qori: Ai më ka thenë mua smë ka lenë, në këtë institucion.

Fevziu: Ore është faji i atij. Edhe mua më thonë gazetarët, mua sme lëne ta nxjerr këtë lajm. Po nuk e lanë, gazetari ikën nga puna. Sot nuk je skllav. Sot ikën e punon në një vend tjetër.

arlind qori blendi fevziu

Sondazh

Poll