Bota

Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit nga funerali i Carter/ Trump dhe Obama bisedë miqësore mes tyre, Harris i "përgjon"! Clinton dhe Bush pranë njëri-tjetrit

Në rreshtin e dytë ishin edhe ish-presidenti George W. Bush dhe Laura Bush, si dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe ish-presidenti Bill Clinton.

9 Janar 2025, 20:06 Nga E. D
Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit nga funerali i Carter/ Trump
obama dhe trump

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, ka shtrënguar duart me ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence dhe ka diskutuar me ish-presidentin Barack Obama gjatë funeralit shtetëror të presidentit të ndjerë Jimmy Carter. Trump ishte i pari nga presidentët që mbërriti dhe u ul në rreshtin e dytë, të cilit iu bashkua bashkëshortja e tij Melania Trump. Republikani u ul pranë ish-presidentit Barack Obama në katedrale.

Para fillimit të ceremonisë së funeralit, ata u panë duke folur me njëri-tjetrin dhe duke buzëqeshur, pamje këto që janë bërë virale në rrjete sociale. Gjithashtu në rreshtin e dytë ishin edhe ish-presidenti George W. Bush dhe Laura Bush, si dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe ish-presidenti Bill Clinton.

Pasi u ulën të gjithë, zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe Doug Emhoff mbërritën dhe zunë vendet e tyre në rreshtin e parë. Por, Harris e cila u përball me Trumpin në zgjedhjet e 2024 dhe humbi, nuk e përshëndeti presidentin.

Në një moment, zëvendëspresidentja Kamala Harris sheh bisedën mes Trump dhe Obamës, ndërsa shprehia e fytyrës tregon se nuk e pëlqeu aspak. 

Ndërkohë, presidenti aktual Joe Biden dhe zonja e parë Jill iu bashkuan Harris dhe Emhoff në rreshtin e parë. Biden mbajti një fjalim për Carter, në të cilën ai reflektoi mbi forcën e karakterit të tij.  Figura të tjera të profilit të lartë të parë në funeralin e Carter ishin ish-zëvendëspresidenti Al Gore, djali i Biden, Hunter Biden dhe ish-zëvendëspresidenti Dan Quayle.

Ndryshe, të pesë presidentët e gjallë të SHBA-së morën pjesë në ceremoninë e Carter në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit. Carter, presidenti i 39-të i vendit, vdiq në fund të dhjetorit në moshën 100-vjeçare.

barack obama donald trump bill clinton hillary clinton

Sondazh

Poll