Bota

VIDEO/ Po raportonte live për zjarret në Los Angeles, gazetari "kryqëzohet" nga ndjekësit, kishte vendosur një kapëse në xhaketë: Qyteti digjet ai shqetësohet për pamjen e tij!

David Muir ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë duke transmetuar një raport mbi zjarret shkatërruese në Los Angeles kur shikuesit vunë re se ai kishte vendosur kapese rrobash në pallton e tij për t'u dukur më mirë.

9 Janar 2025, 17:05 Nga N.F
VIDEO/ Po raportonte live për zjarret në Los Angeles, gazetari
Gazetari

SHBA- Një gazetar i ABC News është sulmuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale , të cilët e quajtën atë "patetik" dhe "narcisist". David Muir ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë duke transmetuar një raport mbi zjarret shkatërruese në Los Angeles kur shikuesit vunë re se ai kishte vendosur kapese rrobash në pallton e tij për t'u dukur më mirë.

Kjo nuk u pëlqeu shumë përdoruesve të rrjeteve sociale ndërsa e konsideruan si mungesë respekti që gazetari të shqetësohej për pamjen e tij gjatë raportimit për një çështje kaq serioze si zjarret që po djegin Los Anxhelosin. Edhe pse është e zakonshme të bëhen ndryshime në veshjet e prezantuesve televizivë në mënyra të ndryshme, megjithatë, përdoruesit e rrjeteve sociale menduan se në këtë rast ishte gabim.


“Xhaketë e bukur vëlla. Gëzohem që dukesh mirë me ato kunjat e rrobave, ndërsa qyteti ynë digjet”, shkroi producenti televiziv Jack Osbourne.


“Ai është një mashtrues nga koka te këmbët, një model që lexon një skenar," shtoi gazetari Paul V Rea.

"Shko në një sfilatë, është shumë e turpshme ", thanë përdorues të tjerë të rrjeteve sociale.

Zjarret që kanë shkatërruar disa nga zonat më piktoreske të Los Angeles po vazhdojnë të rriten. Zjarrfikësit që iu përgjigjën emergjencave thonë se të paktën pesë persona u vranë në tre zjarre të mëdha jashtë kontrollit.

Një zjarr i gjashtë shpërtheu në Hollywood Hills, duke nxitur urdhra evakuimi për mijëra banorë që u shtrinë në disa zona në Santa Monica fqinje. Zyrtarët thonë se më shumë se 1,000 struktura, kryesisht shtëpi, janë shkatërruar deri më tani dhe rreth 130,000 njerëz mbeten nën urdhër evakuimi në zonën metropolitane, një numër që vazhdon të ndryshojë me shpërthimin e zjarreve të reja.

 

 

zjarret ne shba

Sondazh

Poll