Bota

VIDEO/ Po fliste në podium, vajza i hedh shkumë në fytyrë ish-ministrit gjerman të financave, reagon Lindner: Do preferoja krem pana!

Në videon e publikuar, ish-ministri gjerman i financave shihet duke qëndruar në podium, kur papritur vajza ngrihet, i afrohet dhe i hedh me forcë pjatën me tortën në fytyrë.

9 Janar 2025, 16:05 Nga N.F
VIDEO/ Po fliste në podium, vajza i hedh shkumë në fytyrë
Christian Lindner

GJERMANI- Ish-ministri i Financave i Gjermanisë dhe kreu i FDP, Christian Lindner mori një pjatë me shkumë në fytyrë nga një vajzë e re gjatë një fjalimi elektoral në shtetin Mecklenburg-Pomerania Perëndimore. Në videon e publikuar, ish-ministri gjerman i financave shihet duke qëndruar në podium, kur papritur vajza ngrihet, i afrohet dhe i hedh me forcë pjatën në fytyrë.

Ai, ndonëse i habitur në fillim, bën një lëvizje për të pastruar fytyrën dhe arrin t'i 'përgjigjet' duke i hedhur pak nga shkuma vajzës. Vajza e cila më vonë u zbulua se ishte anëtare e partisë së Majtë në Gjermani u kap menjëherë nga rojet të cilët e shtrinë në tokë. Lindner pas ngjarjes tentoi të tallej me situatën, duke thënë se për fat të keq torta nuk ishte krem, vetëm shkumë rroje.

“Do të preferoja kremin pana. Të paktën ata mund ta kishin bërë këtë më mirë", tha ai ndërsa fshinte fytyrën me një peshqir. Ndërkohë, dëshmitarët e ngjarjes thanë se në pjatën e letrës me tortën lexohej shprehja “për dashurinë e lirisë”.

Kryetari i partisë së Majtë në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, Hennis Herbst, konfirmoi se e reja që hodhi shkumën ishte e partisë së tij, por në të njëjtën kohë u distancua nga veprimi i saj. Disa anëtarë të të rinjve të Partisë së Majtë, ndërkohë, po protestonin kundër politikave të FDP-së para vendit ku do të zhvillohej aktiviteti zgjedhor. Një përfaqësues lokal i FDP dhe një dëshmitar okular raportoi se ishte torta ishte shkumë rroje.

 

 

christian lindner

Sondazh

Poll