9 Janar 2025, 12:29
Nga M.B
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku intensifikoi kritikat e tij ndaj fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë, duke e quajtur situatën humanitare në enklavën palestineze si “shumë serioze dhe të turpshme”. Në adresimin vjetor para diplomatëve, që në emër të Papës e mbajti një nga këshilltarët, Françesku duket se iu referohej vdekjeve të shkaktuara nga i ftohti në Gazë, territor ku pothuajse nuk ka fare energji elektrike.
“Ne nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë bombardimin e civilëve”, u tha në fjalimin e Papës, që u lexua nga këshilltari i tij.
“Ne nuk mund të pranojmë që fëmijët të ngrijnë për vdekje sepse spitalet janë shkatërruar apo se është sulmuar rrjeti energjetik i vendit”.
Papa pritej që personalisht të mbante fjalimin, por i kërkoi një këshilltari të tij që ta bënte në emër të tij, pasi Ati i Shenjtë është duke u rikuperuar nga një ftohje. Fjalimi ishte pjesë e adresimit para emisarëve të akredituar në Vatikan nga afër 184 shtete. Ambasadori izraelit në Selinë e Shenjtë ishte i pranishëm në këtë ngjarje.
Françesku zakonisht është i kujdesshëm që të mos mbajë anë në konflikte. Por, së fundi ai ka qenë më i zëshëm për fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë dhe ka sugjeruar që komuniteti global duhet të hetojë nëse ofensiva përbën gjenocid ndaj popullit palestinez. Në dhjetor, një ministër izraelit publikisht e kishte kundërshtuar këtë sugjerim të Atit të Shenjtë. Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.
Fushata hakmarrëse ushtarake e Izraelit në Gazë ka lënë të vrarë më shumë se 46.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor. Kjo ministri ka thënë se mbi gjysma e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Izraeli pretendon se ka vrarë më shumë se 17.000 militantë, por nuk ka dhënë prova për këtë pretendim. Izraeli ka shkatërruar pjesë të mëdha të territorit dhe lufta ka detyruar afër 90 për qind të popullsisë, prej 2.3 milionë banorësh, që të zhvendosen, shpesh disa herë./ REL
papa françesku
Bota
9 Janar 2025, 12:14
ZH.LL
aeroporit i mancesterit
BRITANI- Aeroporti i Mançesterit ka rihapur pistat, por paralajmëron për vonesa të mundshme pas një mbyl...
Bota
9 Janar 2025, 12:06
ZH.LL
gaza
GAZA- Më shumë se 46,000 palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të enjten Ministria e Shëndet...
Bota
9 Janar 2025, 11:58
ZH.LL
Zelensky-Biden
SHBA- Administrata Biden ka njoftuar paketën e fundit të ndihmës ushtarake që do t'i dërgojë Ukrainës, n&...
Bota
9 Janar 2025, 11:17
ZH.LL
Claudia Sheinbaum
MEKSIKË- Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka ironizuar propozimin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donal...
Bota
9 Janar 2025, 11:17
M.B
Keith Kellogg
SHBA- I zgjedhuri nga Donald Trump për postin e të dërguarit për Ukrainën dhe Rusinë, tha se presidenti i zgjed...
Bota
9 Janar 2025, 11:10
ZH.LL
tibet
KINË- Ekipet e shpëtimit në Tibet po garojnë kundër kohës për të shpëtuar të mbijetuarit pas nj&eum...
Bota
9 Janar 2025, 10:19
M.B
Elon Musk dhe kandidatja për kancelare e partisë AfD, Alice Weidel takohen virtualisht në platformën X.
GJERMANIA- Pas deklaratave t&eu...
Bota
9 Janar 2025, 10:16
M.B
Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, gjatë pjesëmarrjes në shënimin e ditës jokushtetuese t&e...
Bota
9 Janar 2025, 09:00
ZH.LL
nato
UKRAINË- Anëtarësimi në NATO është e vetmja garanci e besueshme afatgjatë që Ukraina mund të sigurojë...
Bota
9 Janar 2025, 08:36
M.B
Groenlanda
SHBA- Presidenti i zgjedhur iSHBA-së Donald Trump që pas fitores në zgjedhje ka përsëritur deklaratat, s...