Bota

Kalifornia në 'luftë' me flakët! Mbi 1000 ndërtesa të shkrumbuara, banorët rrezikohen edhe nga ndotja e ajrit (VIDEO)

Autoritetet gjithashtu flasin për të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur dhe disa prej tyre në gjendje të rëndë.

8 Janar 2025, 22:31 Nga E. D
Kalifornia në 'luftë' me flakët! Mbi 1000 ndërtesa
pamje nga vendngjarja

KALIFORNI- Frontet e mëdha të zjarreve që kanë rrethuar Malibu dhe zonën më të gjerë në perëndim të Los Anxhelosit në Kaliforni, ndërkohë flakët mbeten të pakontrolluara. Autoritetet gjithashtu flasin për të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur dhe disa prej tyre në gjendje të rëndë. Gjithashtu mbi 5000 hektarë tokë dhe 1000 ndërtesa janë shkatërruar nga zjarret deri më tani.

Po ashtu raportohet se ajri është shumë i ndotur dhe paraqet rreziqe veçanërisht serioze për njerëzit me sëmundje të mushkërive ose të zemrës, siç janë të moshuarit apo edhe fëmijët e vegjël. Dhjetëra mijëra banorë të zonave kanë marrë urdhër të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shumë prej tyre ndodhen në zona që janë në rrezik të menjëhershëm. Pavarësisht mobilizimit masiv nga i gjithë shteti i Kalifornisë, frontet ende po digjen plotësisht jashtë kontrollit për shkak të erërave shumë të forta.

Mediat amerikane raportojnë se personeli, por edhe uji, për të shuar zjarrin nuk mjafton. Madje autoritetet u bëjnë thirrje banorëve në të gjithë rajonin që të kursejnë ujin në mënyrë që të ketë mjaftueshëm për zjarrfikësit.  Ndërkohë, guvernatori i shtetit, Gavin Newsom, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Siç raportohet më shumë se 1000 ndërtesa janë shkrumbuar. 

zjarri ne kaliforni

Sondazh

Poll