Bota

Biden: Do e mposhtja Trumpin në zgjedhjet presidenciale, por...

Ai gjithashtu theksoi se dëshiron të mbahet mend për përpjekjet e tij për të rimëkëmbur ekonominë pas pandemisë Covid-19 dhe për rolin e SHBA-së në botë.

8 Janar 2025, 20:59 Nga E. D
Biden: Do e mposhtja Trumpin në zgjedhjet presidenciale, por...
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha sot gjatë një interviste se ai mund ta mposhte Dondal Trumpin në zgjedhjet presidenciale nëse nuk do të tërhiqej nga gara presidenciale. Biden gjithashtu tha se nuk donte të bëhej president në moshën 85 apo 86 vjeçare. Ai gjithashtu theksoi se dëshiron të mbahet mend për përpjekjet e tij për të rimëkëmbur ekonominë pas pandemisë Covid-19 dhe për rolin e SHBA-së në botë.

"Unë mendoj kështu," tha lideri 82-vjeçar demokrat kur u pyet nëse ai mund të fitonte zgjedhjet presidenciale të nëntorit kundër rivalit Donald Trump, duke shtuar se ato bazoheshin në sondazhe, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.

“Kur (Donald) Trump kandidoi, me të vërtetë mendova se ishte shansi im më i mirë për ta mundur atë. Por nuk doja më të bëhesha president në moshën 85 apo 86 vjeçare. Prandaj e përmenda mundësinë e dorëzimit të stafetës. Nuk e di (…) Deri më tani, shumë mirë. Por kush e di se si do të isha në moshën 86-vjeçare?Shpresoj se (historia) do ta kujtojë se e kam bërë me ndershmëri dhe integritet”, shtoi Biden, i cili do të pasohet më 20 janar nga miliarderi republikan, i cili u zgjodh në nëntor duke mundur nënpresidenten dhe kandidaten demokrate Kamala Harris.

Harris ishte një zëvendësuese e minutës së fundit për Joe Biden pasi ai njoftoi në korrik se po tërhiqej nga gara për Shtëpinë e Bardhë pas një debati katastrofik në fund të qershorit kundër Donald Trump që kishte ngritur pikëpyetje rreth mprehtësisë së tij mendore dhe moshës së tij.

joe biden

Sondazh

Poll