Bota

Zjarret në Los Angeles/ Trump fajëson guvernatorin e Kalifornisë: Përgjegjës për mungesën e ujit

Në një postim në llogarinë e tij të Truth Social, Trump akuzoi Newsom për dështimin në menaxhimin e situatës.

8 Janar 2025, 21:39 Nga E. D
Zjarret në Los Angeles/ Trump fajëson guvernatorin e Kalifornisë:
Donald Trump, Gavin Newsom

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Donald Trump, ka nisur një sulm të ashpër ndaj guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, duke e fajësuar atë për zjarret e vazhdueshme që kanë bërë kërdi në të gjithë shtetin.
Në një postim në llogarinë e tij të Truth Social, Trump akuzoi Newsom për dështimin në menaxhimin e situatës. Trump kritikoi Newsom për mos nënshkrimin e një deklarate për restaurimin e ujit që do të lejonte miliona litra ujë nga shiu i tepërt dhe shkrirja e borës të derdheshin në zonat që digjen aktualisht.

"Guvernatori Gavin Newscum refuzoi të nënshkruante deklaratën e rivendosjes së ujit të paraqitur para tij, e cila do të kishte lejuar që miliona gallona ujë, nga shiu i tepërt dhe shkrirja e borës nga Veriu, të rrjedhin çdo ditë në shumë pjesë të Kalifornisë, duke përfshirë zonat që aktualisht digjen në një mënyrë praktikisht apokaliptike. Ai donte të mbronte një peshk thelbësisht të pavlerë të quajtur smelt, duke i dhënë më pak ujë (nuk funksionoi!), por nuk u interesua për njerëzit e Kalifornisë. Tani po paguhet çmimi përfundimtar. Unë do të kërkoj që ky guvernator i paaftë të lejojë që ujë të bukur, të pastër dhe të freskët të rrjedhë NË KALIFORNI! Ai është fajtori për këtë. Mbi të gjitha, nuk ka ujë për hidrantët e zjarrit, as avionë zjarrfikës. Një fatkeqësi e vërtetë!" tha Trump. 

zjarri ne kaliforni donald trump

Sondazh

Poll