8 Janar 2025, 09:24
Nga M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u bën thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Në vend të dy për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto (PBB), vendet partnere duhet të investojnë në të ardhmen pesë për qind, tha republikani në një konferencë shtypi në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida. Gjatë fushatës zgjedhore republikani i kërcënoivendet anetare të NATO-s që nuk paguajnë kontributin, se nuk do t'i mbështeste në rast të një sulmi nga Rusia.
Presidenti i ardhshëm amerikan kishte sinjalizuar që gjatë mandatit të tij të parë si president se SHBA do të tërhiqej nga NATO-ja, nëse vendet evropiane nuk rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Të gjitha vendet mund ta përballojnë këtë rritje nga dy në pesë për qind, tha Trump.
Kanali i Panamasë dhe Groenlanda: Trumpi nuk përjashton operacionet ushtarake
Presidenti i ardhshëm Trump deklaroi gjithashtu se nuk e përjashtonte përdorimin e ushtrisë për të vënë nën kontroll Kanalin e Panamasë apo Groenlandën. I pyetur nga një gazetar nëse ai mund t'i garantojë botës se nuk do të përdorë as masa shtrënguese ekonomike as ushtarake, Trump tha: "Jo.
Republikani, i cili do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, theksoi se nuk mund ta garantojë një gjë të tillë dhe se ka mundësi "që duhet bërë diçka".
Trump: Groenlanda është e rëndësishme për "sigurinë kombëtare” të SHBA
Trump ka shprehur vazhdimisht interes për ishullin e Groenlandës, që i përket Danimarkës. Në dhjetor ai tha se "në interes të sigurisë kombëtare dhe lirisë në botë, Shtetet e Bashkuara mendojnë se zotërimi dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute".
Djali i Trumpit, Donald Trump Jr. është aktualisht për vizitë në Groenlandë. Zyrtarisht ky udhëtim konsiderohet si privat. Por Trumpi tha në konferencën për shtyp se nuk dihet nëse Danimarka ka ligjërisht ndonjë të drejtë ndaj Groenlandës, duke shtuar se nëse po, ata duhet të heqin dorë, sepse ne na duhet (Groenlanda) për sigurinë kombëtare.
Trump: Kanali i Panamasë kontrollohet nga Kina
Disa javë më parë Trumpi tha se tarifat për kalimin tranzitit në Kanalin e Panamasë janë "shumë të padrejta". Ai bëri thirrje që kontrolli i rrugës ujore t'u kthehet Shteteve të Bashkuara, nëse ato nuk trajtohen në mënyrë të drejtë. Trumpi tha se Kanali i Panamasë është jetik për vendin tonë. por kontrollohet nga Kina.
Kanali i Panamasë - një nga rrugët tregtare më të rëndësishme në botë - u ndërtua nga Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit XX, të cilat e kishin nën kontroll për një kohë të gjatë përpara se menaxhimi i tij t'i kalonte gradualisht Panamasë./ DW
donald trump
Bota
8 Janar 2025, 08:31
M.B
Sam Altman
SHBA- Motra e Sam Altman, shefit ekzekutiv të OpenAI, ka ngritur një padi ndaj të vëllait duke pretenduar se ai ka abuzuar s...
Bota
8 Janar 2025, 08:15
ZH.LL
Donald Trump-Keith Kellogg
UKRAINË- Një udhëtim i ardhshëm në Kiev nga i dërguari special i presidentit të sapozgjedhur ...
Bota
8 Janar 2025, 08:09
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Në Selanik të Greqisë është zbuluar dhe konfirmuar rasti i parë i të ashtuquajturit metapne...
Bota
8 Janar 2025, 08:07
ZH.LL
Justin Trudeau
KANADA- Koha po ikën për Partinë Liberale të Kanadasë, e cila duhet të gjejë një udhëheqës...
Bota
8 Janar 2025, 08:09
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Inflacioni në Gjermani mbetet më i lartë sesa është pritur. Me një normë prej 2.6 pë...
Bota
8 Janar 2025, 07:45
ZH.LL
kalifornia
LOS ANXHELOS- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Kaliforninë në Shtetet e Bashkuara të...
Bota
8 Janar 2025, 07:24
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti të martën një konferencë shtypi në rez...
Bota
7 Janar 2025, 23:23
SHBA- Kabineti i i kryeministrit hungarez, Viktor Orban ka reaguar në lidhje me vendimin e Departamentit amerikan për të futur në li...
Bota
7 Janar 2025, 22:56
N.F
Pekka Haavisto
KOSOVË- Ish-kryediplomati finlandez, Pekka Haavisto, i përfolur si kandidat i mundshëm për të zëvendësuar...
Bota
7 Janar 2025, 22:40
Antal Rogan
HUNGARI- Departamenti i Thesarit në SHBA ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj zyrtarit të lartë të Qeverisë s&eum...