Bota

“Isha 3-vjeçe kur nisi!” Motra e akuzoi për abuzim, shefi i OpenAI: Ka probleme të shëndetit mendor, kjo situatë shkakton dhimbje për të familjen tonë

Sipas mediave të huaja, Ann Altman ngriti padinë më 6 janar në një Gjykatë të Qarkut të SHBA në Distriktin Lindor të Misurit. Ann pretendon se abuzimi filloi kur ajo ishte 3-vjeçe dhe Altman 12-vjeç.

8 Janar 2025, 08:31 Nga M.B
“Isha 3-vjeçe kur nisi!” Motra e akuzoi për abuzim,
Sam Altman

SHBA- Motra e Sam Altman, shefit ekzekutiv të OpenAI, ka ngritur një padi ndaj të vëllait duke pretenduar se ai ka abuzuar seksualisht me të nga viti 1997 deri në 2006. Sipas mediave të huaja, Ann Altman ngriti padinë më 6 janar në një Gjykatë të Qarkut të SHBA në Distriktin Lindor të Misurit.

Ann pretendon se abuzimi filloi kur ajo ishte 3-vjeçe dhe Altman 12-vjeç. Në padi, Ann Altman pretendoi se abuzimi, i cili ndodhi dyshohet se ndodhi përgjatë shumë viteve, përfshinte përdhunimin. Sipas saj, rasti i fundit i abuzimit ka ndodhur kur Altman ishte i rritur, ndërsa ajo ende e mitur. Ajo kërkoi një dëmshpërblim mbi 75.000 dollarë.

Në një deklaratë të përbashkët në X, me nënën dhe dy vëllezërit e tij, Altman mohoi akuzat, duke thënë se “të gjitha këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta”.

“Përkujdesja për një anëtar të familjes që përballet me sfida të shëndetit mendor është tepër e vështirë. Kjo situatë shkakton dhimbje të pamasë për të familjen tonë”, shkruhet në deklaratë.

sam altman

Sondazh

Poll