Politike

"Censura mori një goditje fatale me 5 nëntor"/ Berisha: Në Shqipëri është hipokrizi të flasësh për fjalën e lirë, pasi ajo ndiqet me burg

Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se për censurën u krijuan zyra në zemër të atyre institucioneve që duhet të kishin mision të parë të kundërtën.

6 Janar 2025, 19:26 Nga E. D
"Censura mori një goditje fatale me 5 nëntor"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 34 vjetorit të Rilindjes Demokratike, u ndal edhe te censura. Berisha u shpreh se Censura mori një goditje fatale me 5 nëntor dhe në Shqipëri është hipokrizi të flasësh për fjalën e lirë, pasi ajo ndiqet me burg. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se për censurën u krijuan zyra në zemër të atyre institucioneve që duhet të kishin mision të parë të kundërtën.

"Fjala e lirë, të gjithë e përdorin këtë term, por e vërtëta është që jo të gjithë e përdorin me të gjithë thellësinë e këtij termi, me të gjithë rëndësinë e tij. Ne sot pas 34 vitesh, kremtojmë atë ditë në një kohë kur fjala e lirë është skajuar në shoqërinë shqiptare, është skajuar në fakt jo vetëm në Shqipëri. Unë do të doja të thosha që është vetëm Shqipëria, por kjo nuk është e vërtetë. E vërteta tmerrësisht e hidhur është se për censurën, në mënyrën më marrëzore, filloi të flitet dhe në vendet e lirisë. Për censurën u krijuan zyra në zemër të atyre institucioneve që duhet të kishin mision të parë të kundërtën. Për censurën u krijuan edhe komisione parlamentare, ndër të tjera edhe në Shqipëri, nën etiketën e dizinformimit.

Por prap këto përpjekje shumë të rrezikshme morën një goditje të merituar, për fatin e mirë të njeriut të lirë, morën një goditje fatale me 5 nëntor të vitit 2024. Censura penetroi si kancer në trupin gjigand të mumuthëve të komunikimit, do të mbetet më i madh se të gjithë të tjerët, Elon Musk, jo për hapësirat që ka pushtuar, por për blerjen e Tëitterit dhe heqjen e censurës në këtë mediat. Kohërat ishin të rrezikshme, verbërisht pa u kuptuar. Kurse në Shqipëri është hipokrizi të flasësh për fjalën e lirë. Në Shqipëri fjala e lirë ndiqet me burg.

Një deputet i ri, një deputet që mbase nuk kishte marrë rrogë në administratë shtetërore, pse publikoi regjistrimin e një gazetari guximtar, sot ndodhet në qelitë e Fierit, nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Sot mediat kanë një kontroll të shumëfishtë. Sot qeveritarët nuk paraqiten më në debatet televizive se këta, vjedhjet e tyre nuk kanë mundësi ti mbrojnë. Edhe ky është një atak ndaj fjalës së lirë. Debati është një detyrim i njerëzve të lirë. Sot gjykatës, prokurori mercenar kërkon ti hiqet kryetarit të partisë më të madhe politike opozitare të vendit, e drejta e komunikimit, përveç se me familjarët e tij. Abuzim total me kushtetutën dhe ligjet. Ky mercenar përcjell vullnetin e një njeriu" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll