Bota

Vendimi: Ish-avokati i Trump, Rudy Giuliani shpërfilli përmbushjen e detyrimeve lidhur me çështjen e zgjedhjeve 2020

Gjykatësi Lewis Liman i qarkut të Manhatanit tha se Giuliani nuk kishte përmbushur kërkesat e punonjëseve të zgjedhjeve, Ruby Freeman dhe vajzës së saj Wandrea Moss, për të dhënë informacion që mund t'i ndihmonte ato të përcaktonin se si ai mund të shlyente financiarisht kompensimin për shpifje.

6 Janar 2025, 22:54 Nga N.F
Vendimi: Ish-avokati i Trump, Rudy Giuliani shpërfilli përmbushjen e
Rudy Giuliani

SHBA- Një gjykatës arriti të hënën në përfundimin se Rudy Giuliani shpërfilli gjykatën, lidhur me një çështje të ngritur nga dy punonjëseve të zgjedhjeve të shtetit të Xhorxhias që ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut i akuzoi në mënyrë të rreme se ishin përpjekur të manipulonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Gjykatësi Lewis Liman i qarkut të Manhatanit tha se Giuliani nuk kishte përmbushur kërkesat e punonjëseve të zgjedhjeve, Ruby Freeman dhe vajzës së saj Wandrea Moss, për të dhënë informacion që mund t'i ndihmonte ato të përcaktonin se si ai mund të shlyente financiarisht kompensimin për shpifje.

"Fakti që ai është një person me angazhime, nuk është justifikim për mospërmbushje të detyrimeve," tha gjykatësi Liman.

Përcaktimi i gjykatësit në një qarku ku Giuliani dikur ishte prokurori më i lartë federal shënon një pikë tjetër të ulët për personin, që pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 u njoh si "Kryebashkiaku i Amerikës".

Vendimi rrjedh nga një padi e Freeman dhe Moss e ngritur kundër Giuliani në vitin 2021. Ato e akuzuan ish-avokatin personal të Presidentit të zgjedhur republikan Donald Trump se kishte shkatërruar reputacionin e tyre duke gënjyer kur tha se ato ishin përpjekur të manipulonin rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Giuliani pretendoi në mënyrë të përsëritur dhe të rreme se një video tregonte të dyja punonjëset e zgjedhjeve se po fshihnin dhe numëronin valixhe të mbushura me fletë votimi të paligjshme në një arenë basketbolli në Atlanta që përdorej për përpunimin e votave.

Giuliani ka humbur të drejtën të ushtrojë profesionin e avokatit lidhur me pretendimet e rreme për zgjedhjet e vitit 2020 dhe ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat penale në Xhorxhia dhe Arizona sipas së colave ai ndihmoi përpjekjen e dështuar të Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Në korrik 2023, Giuliani pranoi se kishte bërë deklarata jo të vërteta për Freeman dhe Moss, dhe një gjykatës në gusht të atij viti arriti në përfundimin se ai ishte përgjegjës për shpifje. Një juri në Uashington urdhëroi më vonë që ai t'i paguante atyre afërsisht 73 milionë dollarë kompensim dhe 75 milionë dollarë si ndëshkim. Gjykatësi Liman tha të hënën se nuk e kishte përcaktuar ende dënimin pëR Giuliani./ VOA

ish-avokati i trump giuliani shba

Sondazh

Poll