Bota

"Shumë kanadezë do të dëshironin që vendi i tyre të bëhej shteti i 51-të i SHBA-së", Trump: Justin Trudeau e dinte këtë dhe dha dorëheqjen!

Në një postim në rrjetin sociale, Truth ai vuri në dukje se nëse Kanadaja bashkohet me SHBA-në nuk do të ketë tarifa, taksat do të ulen dhe nuk do të ketë pasiguri për shkak të dërgimit të vazhdueshëm të anijeve nga Kina dhe Rusia. Sipas Trump ata do të bëheshin një komb i madh.

6 Janar 2025, 21:55 Nga N.F
"Shumë kanadezë do të dëshironin që vendi i tyre
Trump

SHBA- Duke iu referuar Kanadasë si “Shteti i 51-të Amerikan”, presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump komentoi dorëheqjen e Justin Trudeau nga drejtimi i partisë në pushtet. Në një postim në rrjetin sociale, Truth ai vuri në dukje se nëse Kanadaja bashkohet me SHBA-në nuk do të ketë tarifa, taksat do të ulen dhe nuk do të ketë pasiguri për shkak të dërgimit të vazhdueshëm të anijeve nga Kina dhe Rusia.

Sipas Trump ata do të bëheshin një komb i madh. Trump shtoi se kryeministri i Kanadasë e dinte këtë dhe prandaj dha dorëheqjen.

"Shumë njerëzve në Kanada u pëlqen të jenë shteti i 51-të. Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbajnë më deficitet e mëdha tregtare dhe subvencione që Kanadasë i duhen për të mbajtur veten nga fundosja. Justin Trudeau e dinte këtë dhe dha dorëheqjen.

Nëse Kanadaja do të bashkohej me SHBA-në, nuk do të kishte tarifa, taksat do të reduktoheshin shumë dhe ato do të ishin ABSOLUTISHT TË SIGURT nga kërcënimi i anijeve ruse dhe kineze që i rrethojnë vazhdimisht. Së bashku, çfarë Kombi i madh do të ishin!!!" shkroi Trump.

"Shumë kanadezë do të dëshironin që vendi i tyre

Trudeau njoftoi dorëheqjen pasi partia të zgjedhë liderin e saj të ardhshëm. Ai u shpreh se është e qartë se me një mosmarrëveshje e brendshme nuk do të jetë modeli liberal në zgjedhjet e ardhshme.

Vendimi i tij vjen pas presionit nga brenda partisë së tij dhe nga zëvendëspresidentja dhe ministrja e financave Chrystia Freeland mbi synimin e Trudeau për të vendosur tarifa 25% mbi eksportet kanadeze.

trump justin trudeau

Sondazh

Poll