Bota

VIDEO/ Momenti ku Harris certifikon fitoren e Trump si President i SHBA, gjatë seancës në Kapitol

Certifikimi është normalisht një simbol i angazhimit të Amerikës për transferimin paqësor të pushtetit pavarësisht mosmarrëveshjeve partiake.

6 Janar 2025, 21:49 Nga E. D
VIDEO/ Momenti ku Harris certifikon fitoren e Trump si President i SHBA,
Kamala Harris

SHBA- Kongresi amerikan certifikoi zyrtarisht rizgjedhjen e presidentit të ardhshëm në një seancë të posaçme. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, të cilën Donald Trump e mundi në zgjedhjet e 2024, kryesoi ngjarjen siç kërkohet nga Kushtetuta e SHBA. Certifikimi është normalisht një simbol i angazhimit të Amerikës për transferimin paqësor të pushtetit pavarësisht mosmarrëveshjeve partiake.


Pasi numri i votave të kolegjit elektoral u lexua nga secili shtet, Harris në krah të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, certifikoi fitoren e Donald Trump si president i ardhshëm i SHBA. Pavarësisht nga humbja, Harris iu përmbajt protokollit dhe në momentet kur lexonte emrin e Donald Trump buzëqeshi, teksa anëtarët republikanë të Kongresit duartrokitën dhe brohoritën vërtetimin e fitores së presidentit të zgjedhur.

Rituali 4-vjeçar, që i hap rrugë inaugurimit të Trump pas 2 javësh, ishte në kontrast të fortë me 4 vjet më parë, kur turma e mbështetësve të Trump sulmuan Kapitolin në një përpjekje të dështuar për të bllokuar certifikimin e humbjes së presidentit të atëhershëm, Trump, në vitin 2020 dhe fitoren e Joe Biden. Trump vijon ende të pretendojë se humbja e tij në vitin 2020 ishte rezultat i mashtrimit dhe kishte paralajmëruar gjatë fushatës së 2024 se ai kishte shqetësime të ngjashme deri në humbjen e Harris në 5 nëntor.

kamala harris donald trump

Sondazh

Poll