Bota

Kongresi Amerikan certifikon fitoren e Donald Trump, mbledhjen e drejton Kamala Harris

Numërimi i votave të Kolegjit Zgjedhor shkoi pa probleme dhe nuk pati kundërshtime apo shqetësime. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila kryesoi procesin si presidente e Senatit, njoftoi certifikimin e numërimit.

6 Janar 2025, 19:49 Nga N.F
Kongresi Amerikan certifikon fitoren e Donald Trump, mbledhjen e drejton Kamala
Kongresi Amerikan

SHBA- Kongresi Amerikan ka certifikuar zyrtarisht fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Numërimi i votave të Kolegjit Zgjedhor shkoi pa probleme dhe nuk pati kundërshtime apo shqetësime. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila kryesoi procesin si presidente e Senatit, njoftoi certifikimin e numërimit.

Sipas ligjit, ajo deklaratë do të konsiderohet përfundimtare ose, në terma juridikë, do të konsiderohet një deklaratë e mjaftueshme e personave për të zgjedhur president dhe nënkryetar. Trump dhe Vance fituan zgjedhjet me 312 vota elektorale. Harris dhe kandidati i saj, guvernatori i Minesotës, Tim Walz, morën 226 vota elektorale.  Harris regjistroi një video-mesazh që u publikua përpara certifikimit ku u shpreh se transferimi paqësor i pushtetit është një nga parimet më themelore të demokracisë amerikane. 

kongresi amerikan trump kamala harris

Sondazh

Poll