Sport

Ancelotti do të iki apo do të qëndrojë te Real Madridi? Largimi nuk është më aq i dukshëm, as edhe për Xabi Alonson

Qëndrimi i trajnerit italian do të varet nga rezultatet në fushë, megjithatë marrëdhënia me Realin është solide dhe askush nuk e vë në dyshim punën e tij, pavarësisht disa vështirësive fillestare në startin e sezonit.

6 Janar 2025, 09:00 Nga DOSJA

Ancelotti do të iki apo do të qëndrojë te Real Madridi?

SPANJE - Kush do të jetë trajneri i Real Madrid sezonin e ardhshëm? Është pyetja e ‘Hamletit’ që po mundon të gjithë tifozët, madje edhe mediat më të interesuara për këtë histori, pa harruar edhe tifozët e futbollit.

Për momentin, Carlo Ancelotti, trajneri aktual i merenges, është nën kontratë me klubin spanjol deri në vitin 2026 dhe pse dukej se do të largohej nga pankina në fund të këtij sezoni 2024/2025, siç raportohet nga shtypi spanjol, kryesisht për të liruar vendin për Xabi Alonson në verë.

Sa i përket zërave për një rikthim të mundshëm të Zinedine Zidane, ato janë mohuar me vendosmëri nga mediat favorizuese të klubit madrilen edhe javët e fundit. Por diçka ka ndryshuar, siç shpjegoi rrjeti iberik Relevo: Largimi i Ancelottit nuk është më aq i sigurt.

Ish-trajneri i Milanit do të ishte i lumtur të qëndronte edhe një vit dhe drejtuesit nuk duken të gatshëm të nisin me procedurat e divorcit.

Qëndrimi i tij, lexohet, do të varet nga rezultatet në fushë, megjithatë marrëdhënia me Realin është solide dhe askush nuk e vë në dyshim punën e tij, pavarësisht disa vështirësive fillestare në startin e sezonit.

Kjo, natyrisht, zvogëlon shanset që Xabi Alonso të marrë drejtimin e Real Madridit verën e ardhshme. Ish-mesfushori u konsiderua si zgjedhja e parë për drejtuesit madrilènë, por tashmë gjithçka tregon se ardhja e tij mund të shtyhet për në vitin 2026. Lajm që nuk e shqetëson Alonson, i lumtur në Leverkusen, së bashku me familjen dhe i gatshëm për të pritur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll