Aktualitet

Zjarri në Pogradec, flet banori: Shkova shpejt, thashë mos ra zjarri në shtëpinë time!

Zjarri ka rënë rreth orës 21:25 në një banesën e më pas flakët janë përhapur edhe në banesat ngjitur. 

4 Janar 2025, 22:53 Nga N.F
Zjarri në Pogradec, flet banori: Shkova shpejt, thashë mos ra zjarri
Banori

POGRADEC- Mbrëmjen e sotme është raportuar për një zjarr masiv në lagjen nr. 4 në Pogradec. Zjarri ka rënë rreth orës 21:25 në një banesën e më pas flakët janë përhapur edhe në banesat ngjitur. 

Një prej banorëve u shpreh se në familjen ku ra zjarri jetonte e vetme një grua me dy fëmijë të vegjël brenda. Ai shtoi se mendonte se mos ka rënë zjarr në banesën e tij.


“Thashë mos kishte rënë zjarr në shtëpinë time. Pashë zjarrin dhe erdha shpejt. Atyre që ju ra zjarri janë të shqetësuar. Me dy fëmijë brenda, dy fëmijë të vegjël, burrin nuk e ka. Këtu janë tre familje”, tha banori i zonës.

zjarri ne pogradec

Sondazh

Poll