Art&Argëtim

Akuzohet se furnizoi Liam Payne me drogë para vdekjes, arrestohet në Argjentinë kamarieri 24-vjeçar

Brian Paiz ishte një nga pesë personat e akuzuar për vdekjen e yllit të popit dhe u urdhërua të paraqitej në gjykatë.

4 Janar 2025, 22:24 Nga N.F
Akuzohet se furnizoi Liam Payne me drogë para vdekjes, arrestohet në
Liam Payne

ARGJENTINË- Autoritetet argjentinase arrestuan të premten më 3 janar një kamerier 24-vjeçar të akuzuar se i ka siguruar drogë këngëtarit të ndjerë, Liam Payne para vdekjes së tij. Brian Paiz ishte një nga pesë personat e akuzuar për vdekjen e yllit të popit dhe u urdhërua të paraqitej në gjykatë.

24-vjeçari, një punonjës hoteli u akuzuan për furnizimin e Payne me drogë, një vepër që parashikon një dënim deri në 15 vjet burg. Në një deklaratë Paiz pranoi se kishte përdorur drogë me këngëtarin, por këmbënguli se ai nuk e kishte furnizuar me drogë dhe as nuk pranonte para prej tij. Mësohet se 24-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij. Raportet pohuan gjithashtu se policia bastisi shtëpinë e punonjësit të hotelit, por nuk e gjeti atje.

Ish-këngëtari i One Direction, Liam Payne i cili vdiq në moshën 31-vjeçare, kishte substanca të shumta në sistemin e tij kur u rrëzua për vdekje nga ballkoni i katit të tretë të dhomës së tij të hotelit në Buenos Aires më 16 tetor.

Para vdekjes së Payne, zyrtarët e hotelit thirrën autoritetet dhe u kërkuan atyre të dërgonin dikë me urgjencë për shkak të një mysafiri që ata thanë se ishte i dehur nga droga dhe alkooli. Kur autoritetet mbërritën afërsisht shtatë minuta më vonë, trupi i Payne u gjet në oborrin e brendshëm të hotelit, ku ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Një raport paraprak i autopsisë nga Zyra e Prokurorit Publik Argjentinas zbuloi se Payne vdiq nga "traumat e shumta" dhe "gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme". Njëzet e pesë lëndime u raportuan në trupin e Payne.

liam payne

Sondazh

Poll