Art&Argëtim

Bota e modës në zi! Ndërron jetë stilistja italiane, Rosita Missoni

Nga një biznes i vogël familjar, shtëpia e Missoni u shndërrua në një nga atelietë më të rëndësishmet në botë, duke e bërë Milanon kryeqytetin e modës të nivelit të lartë italian.

2 Janar 2025, 22:05 Nga M.B
Bota e modës në zi! Ndërron jetë stilistja italiane, Rosita
Rosita Missoni

ITALIA- Stilistja italiane, Rosita Missoni ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Mësohet se ajo mbylli sytë përgjithmonë të mërkurën e 1 janarit në shtëpinë e saj në Sumirago, në veri të Italisë.

Së bashku me bashkëshortin e saj, Ottavio, filluan rrugëtimin e tyre të përbashkët në modë në vitin 1953. Nga një biznes i vogël familjar, shtëpia e Missoni u shndërrua në një nga atelietë më të rëndësishmet në botë, duke e bërë Milanon kryeqytetin e modës të nivelit të lartë italian.

E lindur në vitin 1931 në Golasecca, Rosita u rrit në një familje me një traditë të hershme në artin e krijimit të veshjeve.  Dizajni i saj i parë me material leshi ishte rezultat i këtyre përvojave. Shfaqja e parë e Missonit në pasarelë erdhi në vitin 1966, e ndjekur nga një prezantim në Pallatin Pitti në Firence vitin pasardhës.

rosita missoni

Sondazh

Poll