Art&Argëtim

Benardi deklaroi se ishte homoseksual/ Ironizon Jul Deda: Askush nuk ma heq krenarinë e të qënit 'straight' (VIDEO)

Në emision po diskutoheshin batutat e Jozit dhe Xumit drejtuar atij, në të cilat thuhej se “do të fleni sipër njëri-tjetrit”, Bernardi ka folur për herë të parë publikisht në format për preferencat e tij seksuale.

2 Janar 2025, 12:27 Nga I.A
Benardi deklaroi se ishte homoseksual/ Ironizon Jul Deda: Askush nuk ma heq
Bernardi

TIRANË- Banori i Big Brother VIP 4, Bernardi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në emision duke thënë hapur se është homoseksual. Në emision po diskutoheshin batutat e Jozit dhe Xumit drejtuar atij, në të cilat thuhej se “do të fleni sipër njëri-tjetrit”, Bernardi ka folur për herë të parë publikisht në format për preferencat e tij seksuale.

“Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual” tha i përlotur Bernardi.

Ndërkohë që pas kësaj deklaratë të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale. Aktori Julian Deda ka ironizuar deklaratën e Bernardit, ndërkohë që ka theksuar se askush nuk ia heq krenarinë e të qënit heteroseksual. 

"Meqë jemi në kuadër të deklaratave më lejoni që të deklaroi se jam një bashkëshort i shkëlqyer, një baba shembullor dhe një djalë fantastik për nënën time. Gjysh nuk jam bërë akoma por asnjeri nuk ma heq të drejtën dhe krenarinë e të qënit një mashkull straight," tha Deda.

 

julian deda bernardi bbv

Sondazh

Poll