Aktualitet

U kap në flagrancë me 30 doza kokainë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, në banesë iu gjetën 900 euro dhe tre telefona

Shqiptari u vendos në pranga pasi u kap në flagrancë me 30 pako të vogla me kokainë. Ai akuzohet për përfshirje në trafik droge.

4 Janar 2025, 19:06 Nga N.F
U kap në flagrancë me 30 doza kokainë, arrestohet
Droga

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 44-vjeçar shqiptar në Perugia. Shqiptari u vendos në pranga pasi u kap në flagrancë me 30 pako të vogla me kokainë. Ai akuzohet për përfshirje në trafik droge.

Gjatë kontrollit fizik nga efektivët, shqiptarit iu gjetën 30 pako të vogla me kokainë, të fshehura në vende të ndryshme të mjetit, në trup dhe banesë. Gjithashtu në kontrollin e mëvonshëm në shtëpi, karabinierët gjetën materiale paketimi, tre telefona celularë si dhe rreth 900 euro para të thata, që dyshohen si të ardhura nga aktivitetet e shitjes së drogës.

arrestohet shqiptari ne itali trafik droge

Sondazh

Poll