Aktualitet

U transportua në një spital në Athinë, reagon Kisha Ortodokse: Gjendja e kryepeshkopit Anastas Janullatos është stabël! Po ndiqet nga mjekë specialistë

Në reagim gjithashtu bëhet me dije se dje më datë 3 janar kryepeshkoi u dërgua në një spital në Athinë për një diagnostifikim më të specializuar. Gjithashtu theksohet se mjekët kanë sugjeruar që kryepeshkopi të dërgohet jashtë vendit dhe se dje ai u transportua në Athinë.

4 Janar 2025, 15:41 Nga N.F
U transportua në një spital në Athinë, reagon Kisha
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

TIRANË- Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar ditën e sotme në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Kisha Ortodokse në reagimin e saj në "Facebook" shkruan se kryepeshkopi prej ditësh ishte shtruar në spital në Tiranë dhe se gjendja e tij tashmë paraqitet e stabilizuar.

Në reagim gjithashtu bëhet me dije se dje më datë 3 janar kryepeshkoi u dërgua në një spital në Athinë për një diagnostifikim më të specializuar. Gjithashtu theksohet se mjekët kanë sugjeruar që kryepeshkopi të dërgohet jashtë vendit dhe se dje ai u transportua në Athinë. Kisha Ortodokse gjithashtu shkruan se mjekët e spitalit të Ungjillëzimit në Athinë janë shprehur se gjendja shëndetësore e kryepeshkopit është stabël dhe po ndiqet nga mjekët specialistë.

Njoftim i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë:


Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte i shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet e Tiranës. Gjendja e tij paraqitej përgjithësisht e stabilizuar, por për diagnostifikim më të specializuar, mjekët sugjeruan të dërgohet jashtë dhe dje, më datë 3.01.2025, u dërgua në Athinë.


Sipas deklaratës së mjekëve të spitalit të Ungjillëzimit, në Athinë, ku po trajtohet, me gjithë historikun e tij të sëmundjeve të ndryshme, gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe po ndiqet nga mjekët specialistë. Tiranë, më 04.01.2025.

U transportua në një spital në Athinë, reagon Kisha

kisha ortodokse autoqefale e shqipërisë anastas janullatos

Sondazh

Poll