Aktualitet

Bie sistemi në doganën maqedonase në Qafë Thanë, radhë e madhe makinash në hyrje e në dalje të Shqipërisë, hapen të gjitha sportelet për të normalizuar fluksin

Autoritetet kanë hapur të gjitha sportelet për të shmangur fluksin e krijuar deri në normalizim të situatës. Autoritetet gjitashtu kanë sqaruar se situata është drejt normalizimit dhe se në Qafë Thanë po punohet me 3 sportele në dalje dhe po 3 në hyrje.

4 Janar 2025, 16:13 Nga N.F

Bie sistemi në doganën maqedonase në Qafë Thanë,

Fluksi në doganë

QAFË THANË- Festat e fundvitit  tashmë kanë përfunduar dhe shumë emigrantë shqiptarë kanë udhëtar sëisht për tu rikthyer në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Fluksi i emigrantëve që largohen është i lartë duke sjellë radhë të gjatë në dogana. Ky fluks i lartë ka sjellë që të bjerë sistemi në doganën Maqedonase në Qafë Thanë duke sjellë të krijohet një radhë e madhe automjetesh në hyrje dhe në dalje të Shqipërisë.

Edhe pse ka probleme me sistemin pala maqedonase, mjetet vijojnë të kalojnë, por me ngadalë. Autoritetet kanë hapur të gjitha sportelet për të shmangur fluksin e krijuar deri në normalizim të situatës. Autoritetet gjitashtu kanë sqaruar se situata është drejt normalizimit dhe se në Qafë Thanë po punohet me 3 sportele në dalje dhe po 3 në hyrje. Për shkak të problemeve me internetin nga pala maqedonase, u krijua për disa minuta fluks por situata po normalizohet.

dogana ne qafe thane bie sistemi

Sondazh

Poll