Bota

Aksident masiv në Kazakistan/ 100 makina përplasen me njëra-tjetrën, shkak stuhia e dëborës (VIDEO)

 Përplasja ka ardhur si pasojë e një stuhie bore dhe deri më tani nuk ka informacione për viktima apo persona të lënduar. 

3 Janar 2025, 18:27 Nga E. D
Aksident masiv në Kazakistan/ 100 makina përplasen me
pamje nga aksidenti

KAZAKISTAN- Rreth 100 automjete janë përfshinë në një aksident në Kazakistan në rrugën Astana-Shchuchinsk në rajonin Akmola. Përplasja ka ardhur si pasojë e një stuhie bore dhe deri më tani nuk ka informacione për viktima apo persona të lënduar. 

Aksidenti rrugor ka ndodhur rreth orës 13:30 të datës 3 janar mes fshatrave Kogam dhe Karatal të rrethit Birzhan sal. Policia ka thënë se evakuimi i automjeteve është duke vazhduar dhe se në vendngjarje ndodhet edhe personeli i shërbimit të urgjencës.

Sipas KazAvtoJol, operatori kombëtar për menaxhimin e autostradave, mosrespektimi i kufijve të shpejtësisë dhe distancës së sigurtë ka çuar në përplasjen masive. Rreth 22 mjete rrugore dhe dy traktorë ndodhen në vendngjarje dhe qarkullimi është i kufizuar për të gjitha llojet e mjeteve.

aksident ne kazakistan

Sondazh

Poll