Bota

Tërmeti me magnitudë 4.5 godet Turqinë, qytetarët të panikosur largohen nga ndërtesat

Guvernatori i qarkut të Alanyas Fatih Urkmezer tha se tërmeti është ndjerë në pjesën qendrore të kësaj zone dhe konfirmoi se ekipet e ekspertëve janë në terren duke hetuar tërmetin.

3 Janar 2025, 17:13 Nga E. D
Tërmeti me magnitudë 4.5 godet Turqinë, qytetarët të
pamje nga vendngjarja

TURQI- Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar ditën e sotme në orën 16:51 në Detin Mesdhe, në Gjirin e Antalias. Sipas informacioneve në faqen e Shërbimit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, është konstatuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej shtatë kilometrash.

Guvernatori i qarkut të Alanyas Fatih Urkmezer tha se tërmeti është ndjerë në pjesën qendrore të kësaj zone dhe konfirmoi se ekipet e ekspertëve janë në terren duke hetuar tërmetin.

“Nuk ka asnjë lajm negativ në këtë moment”, tha Urkmezer. 

Gjithashtu momentet e panikut të përjetuar nga qytetarët gjatë tërmetit janë regjistruar edhe në kamerat e sigurisë. Në disa imazhe ata shihen të panikosu. Ndërsa persona të tjerë që ishin ulur në vendet e tyre të punës vrapuan dhe u larguan nga ndërtesat.

termeti ne turqi

Sondazh

Poll