Bota

Vizita në Damask/ Udhëheqësi i Sirisë i jep dorën kryediplomatit francez, ministres gjermane jo, Baerbock shtrëngon duart e saj (VIDEO)

Al-Sara shtrëngoi dorën me Barot por nuk bëri të njëjtën gjë me Annalena Baerbock, të cilën e përshëndeti me kokë, pasi ai vetë nuk shtrëngon duart me gratë për arsye parimore.

3 Janar 2025, 15:49 Nga N.F
Vizita në Damask/ Udhëheqësi i Sirisë i jep dorën
Takimi

SIRI- Ministrja e jashmte gjermane, Annalena Baerbock ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Damask. Udhëheqësi de fakto i Sirisë, Ahmad al-Sara  mirëpriti ministren e Jashtëm gjermaen dhe homologun e saj francez Jean-Noel Barot në vizitën e parë të zyrtarëve evropianë në Siri që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assad.

Al-Sara shtrëngoi dorën me Barot por nuk bëri të njëjtën gjë me Annalena Baerbock, të cilën e përshëndeti me kokë, pasi ai vetë nuk shtrëngon duart me gratë për arsye parimore. E vetëdijshme për këtë çështje, ministrja gjermane nuk është dukur e habitur, pasi ka mbajtur duart të lidhura. 

Pritja e përgjithshme e dy ministrave konsiderohet miqësore për të dhënat e al-Sara. Baerbock u përshëndet pa një shtrëngim duarsh edhe nga zyrtarë qeveritarë de fakto nga Hayat Tahrir al-Sham, të cilët vendosën një dorë mbi zemër, duke provokuar gjithashtu komente për mënyrën se si sunduesit aktualë të vendit sillen me gratë. 

 

annalena baerbock siri

Sondazh

Poll